Vajza poshte bredhiz – Shkelqim Fetaraj
Vajza poshte bredhiz
–Me kaloje rruges, si nje perendesh.
E bukur nga nena, nga babai sojllesh.
E veshur kaq hijshem, si pjeshke pranvere.
Lule e atij pragu, drite e asaj dere.
–Oh sa me mundonte, i shkreti merak.
Gjithmon rrinte zgjuar, qe te dilja prap.
Zemera me shpirtin, lidhur hark qemeri.
Sec u ndrinte nuri, kur dilte ylberi.(vajza)
— Nuk doje tja dije, qe heshtnin a flisnin.
Shikimet e djemeve, mbi trup te rreshqisnin.
E ndjeje ngrohtesine, shikimin kerkoje.
Te ndiqte si rreze, syri qe ti doje.
— Tek stoli i parkut, atje mbaje vrapin.
Si trokitje zemre, numeroje capin.
E di qe vjen trimi, dhe atje me rrije.
Xhiron mendje e shkrete, si kurore me yje.
–Pika lot gezimi, mbi faqe te ndritnin.
Dy duar mbi supe, dy sy qe te ndiqnin.
Oh sa shum e prisje, ate perqafim.
Ashtu te gezuar, deri ne agim.
— Ne kopeshtin e enderres, mbillje lule paqe.
Ne gjoksin e djalit, mbeshtet gji e faqe.
Oh sa shpejt mbaroi, kjo nate kaq e bukur.
Nen rrezet e henes, nen agim te purpurt.
Shkelqim Fetaraj