Fort e dua jeten – Servet Xhelili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

FORT E DUA JETEN

Gjithmon,fort e kam dashur jeten,
Edhe pse erdhi si kal i hasdisur,
Dhe tju them troç,e te verteten,
Shume here,ajo me ka merzitur.

Vertet si kal i hazdisur ka qene,
E kurre nuk munda ti hip mbi shpine,
Me shkelma,perhere me ka shtene,
Me ka hedhur per pak,dhe ne gremine.

Por kam mundur te mbahem fort,
Mbas zinxhirit,me duart gjakosur,
Duke besuar ne te madhin Zot,
Prandaj durimi s’me eshte sosur.

Kam duruar si burre zvarritjet e saj,
Dhe plaget qe me thernin sa here,
Por koken menjane,nuk dita t’ja mbaj,
Se besoja ne te bukren pranvere.

Me kane bere mire dallget qe ngrinte,
Ne revanshin e saj si e terbuar,
Ne shirat e dimrit kur vetetinte,
Ne lumin e vrullshem,te jetes se trazuar.

Aty ne ate lume te eger,e te frikshem,
Mesova te notoj,e te qendroj mbi dallge,
Ti jete e veshtire,me bere te guximshem,
Me bere burre,e me le gjithmon djale.

Ti s’deshe kurre,te me mbaje mbi shpine,
Deshe te zvarritesha si gjarper mbi tok,
Se dite kurre,qe une dhe femijrine,
Po e jetoja si burre i vertet,e i fort.

Ti s’deshe,por une ty ta shalova,
Edhe pse ne stuhine e shkelmave,
Me veshtirsi,po munda e qendrova,
Dhe fre me gjemb,u vura nervave.

Kurre s’te urreva per menyren,si erdhe,
As per egersine,dhe vrazhdesine si nata,
As per dalldisjet qe shfryve ndaj meje,
As per netet e dimrit,me vite te gjata.

E shtrenjte ti duhej te ishe per mua,
Dhe mua do me duhej,te te doja fort,
Se tek e fundit keshtu ishte shkruar,
Me doren,dhe penen,e te madhit Zot.

Kohet rrodhen,dhe vitet kaluan,
Dhe prap,ne te dy jemi bashke,
Une jam ne jet,dhe,mbi ty kaluar,
Jo i ri si dje,por s’jam as plak.

Zoti me dha force,dhe durim mbi ty,
Dhe te shtrova o mushka xanxare,
O e shtrenta jet,qe s’te hyra ne sy,
O e dalldisur,dhe shume hileqare.

Une edhe dje,edhe sot te kam dashur,
Dhe kurre nuk munda te te mbaj meri,
Sepse,edhe ti ne kete toke ke ardhur,
Prej deshires se Zotit,si nje mrekulli.

Kaq mjafton moj jet,qe une te te dua,
Po aq sa kam dashur,e dua veten time,
Dhe nje dit prej teje kur te jem larguar,
Me te tjer,si me mua mos i bej kto gabime.

SERVET XHELILI

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com