Jeta eshte vetem nje cikel… – Pavlina Bardho

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Jeta eshte vetem nje cikel…..

Jeta eshte vetem nje cikel qe te vjen vetem nje here,
Ndaj jetoje jeten tende dhe beje pranvere,
Se heret a vone , nje dite do te shkosh,
Por te shkosh plot miresi, dhe jo shpirtin bosh.

Koha do ndjekur dhe do jetuar,
Lutem per çastin e bukur,dhe jo te shemtuar,
Te jetosh, vetem nje here te jepet mundësia,
Se jeta eshte vetem nje cikel, dhe ditet e tua ,i di veç Perendia,

Mundohu qe pas,te lesh gjurmë te mira,
Te blesh shtrenjt dhe te shesesh lire,
Qe kur te flesh, te flesh me ndergjegje te paster,
Dhe njerezit kurre mos i ndaj ne ngaster.

Dua sa shume dua te eci me kohen,
Te le pas krahëve, sqoten dhe llohen,
Te le pas kujtimet e hidhura,
Te harroj duart e dridhura.

Dua te eci me kohen,por shpesh bie e rrezohem ,
Plot guxim gjej force dhe perseri ne kembe çohem,
Druaj se mbetem pas dhe per te ndjekur kohen vonohem.

Por koha iken shpejt dhe ja kalon dhe meteorit,
Koha eshte si rrufe ne qiell te hapur,
Lum kush e ndjek,dhe arrin per t’a kapur.

PAVLINA BARDHO.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com