August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

I R O N I A

Në himnin e mërzitshëm të harresës,
Ku mbinte çdo natë një gjemb mbi hutimin,
Ku mbinte një dhimbje mbi pendesën,
Ku tretej një mall dëshpërimi,
Ku largësia shtohej në qiej pamundësish,
Ku jeta paskëtaj nuk kishte kuptimin e ëndrrës,
Të vetvrasjes prej sedrës së sëmurë kishte,
Ku malli qe aq i çmendur sa ekzistenca,…
…………………………
Një ditë,
Një pasditë,
Një orë,
Tri minuta,
Dy sekonda,
Trokitën..
Një arkivol mbuluar lule,
Më dërgonin si lajm qetësimi!


Mihallaq Qilleri

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com