Mëngjeze të paemërta – Ylli Pollogati

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MËNGJEZE TË PAEMËRTA

Ç’emër tu vë mëngjeseve?!
Të paemërta më bëhen si yjet,
në to rri e asgjë s’më thonë…

…Një mallë, një merakë gjithandej fluturonë,
pres të vete e të vijnë…
Një “Ohh…” çanë kraharorë!

Liri më dhanë,
të lëçis ca në breg të detit,
si pranë tij që jamë.
Buzët, ujit shpie që kënga nga deti t’më vijë…
atje, pusit mbyllur etjes e diellit përvëlues.

Për dreq, dallgët më mërzisin
egërsisht, i sulen brigjeve,
si beteja të paemërta, të fshehta,
ajrin ia marrin,
s’ka më puthje…!

…Veten ndjej,
si syri i peshkut në rërë…
Janë mëngjese të “lira” paemër, pa pranverë
Plazhin e unazuar
në ëndër me detin
dasmës e divorcuan…!

Limanit,
anija fle qetë,
pa erë…!

Ylli Pollogati/Shtator-2020-

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com