Në Mynih! – Haziz Hysa
N Ë M Y N I H !
Këtu u mësova të buzëqesh
Edhe atëherë kur ndihesha keqë.
Këtu u mësova atdheun si me dashtë.
Të punojë aqë sa më shkonte për dore.
Kujtimet për familjen nuk kishin të sosur.
Brengat dhe gëzimet kurrë nuk harrohen.
Kurbeti im i shtrenjtë në shpirt qe ngulitur.
Sa fortë ndjeja dhimbjen për mjerimin….!
Duke bredhur pranë bulevardeve përballë.
E admiroja punën që e kryenin mërgimtarët .
A thua vallë lirinë dhe shtetin e Kosovës
Do të kemi fatin ta gëzojmë qe motoja e jonë .
Këtu as hana për Ne nuk bënte dritë.
Edhe qielli dukej i errësuar nga fortuna.
Vehten s’mund e njihshëmi pa e kujtuar
Vendlindjen atdheun dhe familjen!
Në këto vite të errëta humbi edhe rinia!
Në Kosovë erdhi liria e u krijua shteti.
Në dallgët e mërgimit u rritë edhe migrimi.
Një qytezë Kosove iu shtua edhe Mynihut.
Mynih.27.09.2020.Haziz Hysa