August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PREJ TEJE

Nga shkëmbi yt forcën e morëm,
Breg më breg korrnim thekërishtet,
Fidanet e lisave shpirtit i mbollëm,
Zgalemëve u merrnim krahët në fluturim.

Ditëve bëheshim tinguj baladash,
Netëve ngriheshim yje alpine,
Maleve pinim këngët e gurrave,
Detit forcën e dallgëve gjëmim.

Fushave u merrnim brazdat e ballit,
Varreve, oshëtimat epike,
Prej teje morëm qëndresën e Prometeut,
Emrin e shqipes lavë ndër vite.

Ti nuk na bëre as robër, as invadorë,
Na dhe agimin e revoltës së territ,
Prej teje morëm mesazhin e ëndrrës,
Planetin dashuri bashkuar si yjet.

Na mësove të duam e të urrejmë urrejtjen,
Tri krismat e Parisit të mbeten ndezë,
Nga shpirti na dhe habinë e Dizhonit,
Dy maja malet, Gjergj e Terezë.

@seti pezaku vladi
15/08/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com