Linda, për të qenë e lirë! – Moza Reçi Shehi
Linda, për të qenë e lirë!
Linda në një kohë të kotë, me rregulla e pabesi,
Me kangjella e fjalë boshe rrethuar, që kur isha fëmi,
Sa herë thitha ajrin, ndofta ma kanë numëruar,
Me shpirtë ndër dhëmb, mundonim për t’jetuar,
O jetë mizore! Si mekanizëm më shrytëzove!
Me pabesi shpirtin deri në palcë ma thërmove
O ekzemplar kopshtesh zologjikë!
Përse doja jetën, na quajte armik!?
Mos vall lindëm mes shpirtrave të vdekur!?
Brenda meje çdo gjë që doja, ta mbaja të fshehur.
Kyçur të ishte çdo gjë e bukur e kësaj bote.
Mbyllje gojë e veshë, mos kuptoj as vetja jote,
O, njerëz të helmatisur!
Kurr nuk e njohët nocionin jetë!
Ju na shisnit gënjeshtrën për të vërtetë
Sa të epur ishim për një shpirtë të dlirë!?
Kishim lindur në këtë botë për të qenë të lirë,
Liria njerëzore, rëndë peshoj mbi këtë tokë,
Mes humbjes së krahëve dhe trishtimit,
Sa do të kishin nevojë për pak ngrohtësi!?
Mbi kristale mendimesh,
U thyhen qelqe ëndrash si perla vegimesh,
Nën kaltërsinë e qiellit duam në tokë, “butësi”.
Moza Reçi Shehi
Datë, 29/09/2020