Mjeku shpirtin s’e shëron – Ymrije Beqiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MJEKU SHPIRTIN S’E SHËRON

Pse kjo dhimbje ma përshkon trupin
Unë fare s’po e kuptoj
Kuj t’i drejtohem për ndihmë
Zotit a mjekut të më shpëtoj

Nga këto dhimbje shpirti
Që s’po mund t’i duroj
Thirra mjekun për trajtim
-Jo,- tha,- shpirti s’ka shërim

Pushova pak, u drejtova
Me duart lart nga qielli
Nuk kam dhimbje prej kohe
Këto dhimbje i kam nga malli

Malli i madh që kam për ty
Andaj eja, o djalë flori
Të të marr n’krah si dikur
Të ka nëna si flamur

U mërzita, bir pa t’parë
Sa shumë vite mbetëm t’ndarë
Njëhere kohë, të këqija kohë
Mandej luftë, varfëri ngado

Eh, kjo pandemi ç’na ndau
Sytë, o bir më janë verbuar
Pa të parë, he nëna t’ pastë
Druaj se n’dhe do të shkoj!

Ymrije Beqiri

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com