August 3, 2024

Në pasqyrë kur vehtën shikojë! – Haziz Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

N Ë P A S Q Y R Ë K U R V E H T E N S H I K O J Ë!

Në pasqyrë kur vehtën
E shikojë me brenga.
Kujtesen tani sikur e mund
Frika dhe harresa.

Balli më është brazduar
E mjekrra zbardhuar.
Tani trupin ka vërshuar
Fundjeta nëpër kthetra.

Trupi është metamorfizuar
Në estetikë të shëmtuar.
Po plaket e humb imunitetin.
I rudhur e vyshkur si lulja.

Nis e numrojë të shkuarat….!
E viteve të ikura si mjegullat.
Pleqëria vërsulet në trupin e përkohshëm.
Femijëria dhe rinia mbetën nostalgji e jetës.

Mynih.29.09.2020 Haziz Hysa

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com