Sykaltroshe – Lumni Nimani
Sykaltroshe
Do të vij kur t’jetë skuqur e ëmbla mollë
dhe kur ai rrush i zi, mirë të jetë pjekur.
Të të marr njëherë, për atë bel të hollë,
se malli për ty, më ka tharë e mekur.
A të vij kur mali, me atë gëzof të bardhë
si dhe arë e fushë, me të të jen veshur ?
O rrushja ime, më je si e ëmbla dardhë!
Më thuaj që më do, mos m’rri e heshtur!
A të vij kur t’çelë, aromëmirë trëndafili?
Në majin e luleve, në një ditë pranvere.
Me një puhizë flladi e më këngë bylbyli.
Ç’më dehe; ç’më dogje, o gojësheqere!
Apo të vij më thua, në qershor me vapë?
Kur të piqen mirë, shalqini dhe qershia.
Atë portën e shpirtit, dua ta gjej hap.
Sykaltroshja ime, e ëndrrave të mia.
Lumni Nimani
26. 09. 2020