Ty të zgjodhi – Xheladin Halili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
TY TË ZGJODHI
Ti je krijesë e dalluar
Që u zgjodhe në pafillimësi,
Të formësuan ty prej dheu
Që të njohësh atë Madhëri!
Kaq të bukur të krijoi
Ty me engjëj të nderoi,
Ai Zot, i Vetmi Krijues
Dhe tokën të nënshtroi!
Kujto kur ata shpirtra
E dhanë besën para Tij,
Se veç Ty t’kemi besuar
O më i Madhi Perendi!
Kur të fali në këtë botë
Të dha shpirt e gjallëri,
Që të jesh pasqyrë mirësie
E të kthehesh në përjetësi!
~Xheladin Halili
Viti, më 29.09.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com