Zemër e mallëngjyer – Myrto Hysaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Zemër e mallëngjyer
Në tokën e mërgimit peshon rëndë.
Në trupin e lodhur n’rrugë pafund.
Stërmundim që mbështjellë brengë.
Mallëngjimi rëndon gurë mbi gurë.
Mure të ngritura prej qindra vitesh.
Thërrmuar nga acarët dimërorë.
Bulëzuar nga shtëllunga largimesh.
Myshqet gjelbërojnë te çarjet n’gurorë.
Poshtë tyre drurët i shkyen rrjedhë.
Po rrënjët presin përsëri pranverën.
Filizat çelin sa i përkëdhelë diell.
N’tokën e t’parëve t’vazhdojnë jetën!
I presin të lindurit në këto troje.
Bashkë me cicërimat tek lisnajë.
Me ujin e kthjellët n’burimet shekullore.
Të presin drit dielli e hëne, o mërgimtar!
Myrto Hysaj shtator 2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com