Teatri i marrëzisë – Fran Tanushi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
TEATRI I MARRËZISË
Në teatrin e absurdit,
një skenë moderne
me aktorë klounë.
Mbi shpatullat e spektatorëve,
pas epshit skenik-dehur
luhet drama e marrëzisë.
Personazhet freskojnë
djersët kundërmuese,
me lotin e tyre të vakët.
Tek sa mishërohen,
me qetësinë vrasëse
të spektatorit naiv.
(tempulli i braktisur)
Fran Tanushi
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com