Autobiografi – Ilmi Cani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
AUTOBIOGRAFI
Lindur në Dardhë,
Në njërin prej nëntë maleve.
Në malin e këngëve dhe valleve,
Në sofrën e barutit e bujarëve.
Lindur në Dibër.
Në Dibrën e nëntë maleve.
Rritur në Dibër,
Me fjalën e besën e të parëve.
Dibra ime, bekimi im.
Kënga ime, gjaku im.
Ashtin formova krojeve të tua.
Ndaj si ashtin, si gjakun tim të dua.
Dibra ime, malli im që pikon,
Drita ime që n’syrin tim, ylberon.
Rroj me kujtime e me besën për ç’të kam premtuar,
Me këngë krenarinë për të treguar.
Se jam biri i njërit nga nëntë malet.
Nëntë male bese,
Që drithmon kralët.
Nëntë male bese e kuvendi.
Nëntë male mbroja e k’tij vendi.
ILMI CANI. SOT
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com