August 3, 2024

Të hapësh dritaret e jetës – Diturie Hasanaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të hapësh dritaret e jetës
nuk është gjëja më e thjeshtë
që mund të bësh,
në zemër të vjeshtës ,
unë erdha me vrap,
në liqer diç’ pëshpërit,
një shelg lot e valët pret,
dhe ja një erëz që vjen nga larg ,
e psherëtimën shoh si e bën varg,
të nënës bark lirova,
në pesë të mēngjesit u pagëzova,
Dit’…Ag’…
Kërthizën Fidaria ma preu,
ajmali në karthicë ma vari,
sot s’di pse një boshllëk po më krijohet,
thonjtë në shpresat I ngul shpesh,
rreth meje ka veç rrënoja,
rrënoja të zgjidhjeve të mia,
“Kokë mokre” do vuajë e gjora,
-pëshpëriste teze Pranvera,
të vjeshtës vese të gjitha I mora,
përtej xhamave të lotit shoh vdekatarë,
gjethe që sillen nëpër këmbë si të marra,
për kë sot hapin varrë?
A të ka rēnë ndonjëherë të kalërosh kohën?!
Kur shpirti mbushet e derdhet,
dhe ti prapë si ke qenë ,
çupëz liqeni mbete s’është e thënë,
ku çdo mbrëmje me hënën flet,
se diç’ prej saj pret,
shih si bashkohet dielli me liqerin,
ashtu si bashkohet zoti me shpirtin e njeriut,
ti rri e heshtur,
e vjeshta simfoni nis e luan ,
në murin e kohës për ty nis e shkruan,
për gjithë ankthet që emrin tënd kanë ,
për të gjitha dashuritë e mirësitë
që shpirt në ty lanë….
1-10-2020 Di…Diturie Hasanaj

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com