E embla ime jetë dashuri – Bedri Hoxha
E embla ime jetë dashuri
Do ti thurr vargjet me ritmin e loteve,
nje tingull ne ritmin e renkimit,
do thurr nje enderr me nostalgjite!
Do te bej nje kala me castet e bukura
nje det puthjesh do te bej
nje lume i pashtershem me lotet e mi!
Nje mal me mall do ta ngre,
nje pyll me lumturi ,do ta mbjell per ty!
Nje bote me lutje kam thene,
ah nje zot di ckam ne zemren time
Kjo kohe tinzare,
rrembyese endrrash ne fshehtesi,
e pse troket pa pushuar si zemra e frikesuar
ky shkemb dashurie me ndjenje djaloshari:
Do rindeze flaken e afshit,
mes lumit te loteve!
Mbi detin e puthjeve,
ne mes te kalase me endrra
ne malin e mallit!
Ne prehun e shpirtit do te ulesh
ne sallonin e zemres kembekryq
ulur do rrish,e embla ime jete dashuri!
Bedri Hoxha