August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

I DEHURI…..
Klithnin korbat në thatësirë,
Grindeshin mbi pellg të thatë…
Kukuvajkat në errësirë,
I bënin natës serenatë……

Çirrej rrugëve, këmbëzvarrë,
Një i dehur i bërë tapë:
Mu bë truri kurbetqar,
S’di në do rikthehet prapë…

S’mbahet truri me karfica,
Gjen të qarë e del mbi rrashtë,
Ndaj këtu ngeli ” prapanica “,
Edhe ” kokat” dergjen jashtë….

Do pres mëndjen të më vijë,
Ta mbledh top e ta bëj “okë”,
Do thyej gotë e të lë pije,
Mos na qasin në Europë……..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com