August 12, 2024

Kur kujton… – Nexhi A Tahiri

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kur kujton….
Shikimi humbet diku ku horizonti puth detin.
Qendroj e heshtur e mendoj,
Vitet qe ikin,
Jeta te duket sikur mbeshtillet ne mjegullen e mbremjes,
Ndersa dielli i lodhur
Perflak horizontin.

Mendimi peshon ndonjehere,
Si nje traste me gure,
E mban ne kurriz ,te rendon, te mundon
Tere diten,tere jeten
Pyet pse?
Pergjigja vjen vete ,padashur,
Beson tek njerezit, se po nuk besove,
Vjen ne jete e shkon
Nga jeta asgje nuk kupton.

Eh , dashuria te ledhaton
Me ngjyrat e pranveres,
Si dallget e detit te ledhaton
Te ben te besosh edhe,kur gabon…..
Dhe vjen nje dite,e bardhe ,si rete e bardha qe rendin te arrijne diellin,
E une shoh qiellin blu,por nuk shoh me,
Dy syte e tu.
Me pare me dukeshin te qarte ,i besoja,
Por sot ,jo me !
Nuk jane ata qe une kujtoja…..

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com