August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MALL I PASHUAR

Dëgjo të rrahurat e zemrës
Kur flasin si gurgullimat e ujit
I pashterur nga malli për ty
Jo nga harresa por nga mungesa

Dëgjo këngën e bilbilit të përmalluar
Si melodi e shpirtit të trazuar
Nga të rrahurat e zemrës për ty
Me mall djegur e përvëluar

Gjej kohë të duhemi më gjatë
T’i themi njëri-tjetrit çdo natë
Të duhemi pa fjalë edhe kur s’jemi ngat
Se shpirtërat tanë kanë lindur me fat

Ti nuk i dëgjon të rrahurat e zemrës
As unë nuk ta shoh shpirtin tënd
Sa herë do të bëhemi bashkë
Do të duhemi si herën e parë

Fatime Kalimashi
2. 10. 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com