August 10, 2024

Më prit se do vij – Silva Alisa Xhemo

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Më prit se do vij

Pritmë moj të them një fjalë
Plagë në zëmër më ngeli mua
Kur më del si hënë e ngrënë
Dhe më fshihesh a s’ më thua

Sevdaja më paska zënë
C’ farë të bëjë i ngrati unë
Gjithë këto vajza ka katundi
Sytë e mi tek ty më shpunë

Kur kalon rrugës si flutur
Te burimi kur mbush ujë
Me ato gërshetat.pleksur
Zëmrën ma bëre rrëmujë

Nuk e di si të.bëjë për.vete
Halli i madh moj më.ka zënë
Je.perri e shtojzovalle
Ndricon, bukurinë si hënë

Jam betuar unë i ngrati
Do të bëjë se s’ bën për vete
Të pëllcas i gjithë kaundi
Vajzë lozanjare moj lanete

Më shikon vetulla ngrysur
Pse s’ më jep një isharet
Jam betuar unë me.veten
Ja do të mar,tjetër s’ do ketë
Zëmrën ta kam falë për jetë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com