Nuk të braktisa me shpirt?! – Landa Molishti
Landa Molishti
NUK TË BRAKTISA ME SHPIRT?!
Ndihem e trishtuar, në këtë botë me trazime,
Nga stuhitë jetësore, më ike si foshnja prej dore.
Ndonëse të kisha në zemër, të braktisa viteve poezia ime,
Ndoshta, pa vetëdije, në mërgimin e mallkuar.
Tani ia di vlerat e mëdha Naimit, që as mërgim-ziu,
Me aq shumë halle, sikur mua, me derte, e lodhur, e cfilitur…
Jo, jo, as robëri-lubia, mizëria turkoshake, se ndaloi.
Viganin e letrave tona se pengoi; marshoi, poezinë s´e shkriu!…
E mirë je ty, poezi e dashur për mua; si fëmiun tim të dua.
Ty më fale, më prite, kur u rrite, më erdhe si tek nëna e cfilitur
Që fëmijën, përsëri digjet me mallë që ta mbajë në duar.
Nga dallgët e jetës, dikur tmerrisht, tinëzisht i grabitur.
Më hape derën, kur të tjerët për toke më rrëzuan,
Tek ty gjeta forcën, për t’u mos u dorëzuar,
Kur të tjerët më mohuan, më harruan.
Dua me vendosmëri, të ngrihem me ty përsëri.
Ty, më flë në shpirt, në mendje në gji.
Me ty shpërthejnë emocionet, dhimbjet, hidhërimet…
Me ty, hareshëm më dëfrejnë qiellore gëzimet.
Veç tek ty po e gjej për veten, për Shqipërinë.
Me ty tani e kthjelloj mendjen, si dikur në vitet e arta,
Kur isha nxënëse filloriste,-e, ty si motër, më përkdhelje…
Më kthjelloje mendjen, më mikloje, më qetësoje shpirtin.
Në rrugën time jetësore, mora ide të qarta.
Me ty e kuptova se, dashuria më bën të fortë.
Qartë e vërtetova, braktisja nuk është frikë, urrjetja e kotë.
Poezia ime, me ty shprehë gëzimin, hidhërimin?!…
protestoj kur më shkelin djersën e ballit.
Veç tek ty ndiej të thellë dashuri, gjej shtratin e ngrohtë.
Ty më jep krahun, unë të të jap ndjesinë,-shpirtbardhësinë.
Tek ty fshij lotët, gjej shërim në këtë kohë cinike, kaq të ftohtë.
Në këtë botë gënjeshtare, e pangopur, e pistë lakmiqare…
03.10.2020