August 10, 2024

Loja e “Kalit”… – Lek Gjonaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

LOJA E ” KALIT “……
Ndonse butë duket një shalë,
Në dorë mbani frerë e rripa,
Mos qëndroni shumë mbi “kalë “,
Se u zë kallo prapanica…..

Do ju djegë e do ju kruhet,
S’do ju lerë një herë të qetë,
Mund të ndodhë ajo që s’thuhet,
Sa fiqiri do verë fletë…..

S’do të ngopeni e s’ju rrihet,
Do të dilni në qorrsokak,
Fytyra s’skuqet, as nuk nzihet,
Dhe pse nudo, picullak…..

Kur namuzet ti lëshoni,
Edhe yrzi do ju bjerë,
“Kalin” prap ju do kërkoni,
Të mos i zbrisni asnjëherë……

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com