Tek ty fshihet magjia – Lindita Kurti Mema
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Tek ty fshihet magjia.
Me vështrimin, tej nga hëna
në ballkon, rrije menduar
diku, të mërgonte mëndja
si ajo, shpirt i gjysmuar
T’u afrova në ballkon
pash’ tek ty, fshihej magjia
gjysmën tjetër tek kërkon
doje sytë, buzët e mija
S’të pyeta në je korcare
a doje një serenate,
se djemtë nuk pyesin fare
kur shohin një shpirt të artë
Dhe magjia, kur rri fshehur
edhe shpirtin, thonë, e tret
dhe të bën të jesh i dehur
për dikë që zemra pret..!!
L. K. Mema✍️
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com