Mos flisni më për heronjtë, nuk duan lavde – Fatmir Gjata
Mos flisni më për heronjtë, nuk duan lavde
Rrotullohen e përmbysen e rënkojnë si mos o zot
Duan kockat të rimblidhen e të ikin nëpër botë
Shpirtrat ndrydhen e shikojnë që nga lart me trishtim
Se si zihen për një kockë, cili është heroi im!?
Dhe lirojnë varret e treten, shkojnë e vijnë në hapësirë
Mbledhin jetët që dhuruan, mbledhin gjakun në rrëpirë
Mbledhin dekoratë e leter dhe i hedhin në një kosh
Në parajsën e heronjve ballë larë e duar bosh.
Ata ranë për tokën mëmë, për një kohë më të mirë
Dhe u shuan porsi yjtë e dhanë dritë në errësirë
Nuk e dhanë që vllau i vet, të vjedhë ditën, të grabisë
Ate që se bëri hasmi ta bëj robi i shtëpisë.
Ndaj kur rripni me dy duart, mos përmendni më heronj
Edhe emrat mos jua thoni, se për lavde s’kanë nevojë
Duan vetëm që ta shohin vendin tonë të begatë
Veç ashtu shpirtrat u prehen e do ndiheshin me fat.
Veç kështu nuk shkon dëm jetë e tyre prerë në mes
Se atdhenë jua lanë të lirë, të mbuluarë me shpresë
Dhe flamur jua lanë të pastër, mos e ndyni të pabesë
As në emër te partisë, të etnisë edhe të fesë.
Fatmir Gjata