August 10, 2024

Pesha e viteve… – Delo Isufi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Pesha e viteve….

Mbi supe më rëndojnë vitet
Pesha e tyre mbi kurriz,
Dhe më iket, dhe s’ më iket,,
Por një ndjenjë më gudulis.

Ndoshta është merak i vjetër,
Ndoshta është merak i ri,
Herë themë është gënjeshtër,
Herë mendoj është dashuri.

Ndoshta më gënjen mendja,
Ndoshta mendjen e gënjej,
Por diçka është përbrenda,
Ndoshta kurrë nuk do ta gjej.

Të gjitha do i marrë me vete,
Mbi supe një thes ngarkuar,
Nuk do kem më peshë e derte,
Bashkë me ‘to do jem harruar.

Delo Isufi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com