Dashurisë portën i hapa – Isuf S Hoxha
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Dashurisë portën i hapa
Një copë zemër
Si pëllumb shtegtoi
Në sqep ia vara puthjet
E porosita
Kapërce fusha,male,dete
Tek Ajo fluturo paq uratën
E lodhur e sfilitur pat pak forcë
Vetëm të trokiste në xhamin tënd
Perdet e dyshimit brenda valëviteshin
Pate frik t’i hapje dritaren
S’arriti në faqe puthjet t’i varte
E pikëlluar një lot i zuri frymën
Si gur u rrokullis u thërrmua
Në kalldrëmin poshtë dritares sate
E pa shpresë mbylli sytë dhe një oh lëshoi.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com