August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PËRSIATJE

Në jetë kam provuar
edhe nga ato që shumë e thonë
se barrë e rëndë janë
e që të bëjnë me mësue,
me pas kujdes me majtë gojën.

Qartësinë e kujtimeve
të mendimeve t‘mija
me mbajtë pa harrue,
i kam përsëritur
me gjuhën e memecëve

Për ti mbajtur të freskëta,
sa më larg gjahtarëve
e qenve të tyre gjurmues
atje ku gjumë gjen lepuri,
dhe që i dëgjon veç vetja.

Kam mësuar aq sa kam mundur
nga ato që më dha jeta,
saqë nuk jam mjaftuar
vetëm me librat e lexuar,
pa përvojat e të tjerëve.

(tempulli i braktisur)
Fran Tanushi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com