August 10, 2024

Të bashkëlindur – Xheladin Halili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

TË BASHKËLINDUR

Ngre kokën të shoh qiellin,
por ai nuk mbështillet nga krahët e mi.
Sa madhështor duket,
Kaq i nënshtruar,
Sa madhërues i madh,
Ndaj Atij që e përsosi!
Ëndërrat dhe iluzionet e kota,
Nuk ujiten nga ujëra të turbullta,
por nga uji i qiellit,
Që me kaq kthjelltësi bie në shtratin e vet.
Ajo kthjelltësi që lahet nga ujë i burimit.
Ujit të besimit!
Ngutem të veproj nën qiellin e Zotit,
Të ringjallë atë të bashkëlindurën ndjenjë,
Të besuarit në Zot,
Që me të u bashkëlinda.
Ajo të zgjon, se shpirt i pastër nuk duron grilat e djallit!
Sa ëmbël e sa me qetësi të thotë: Mos ke frikë nga unë!
Më shfaq oj krijesë e zgjedhur!
Ty ngaherë po të ndjekë,
Me mua do ta mundësh edhe frikën!
Ti s’më deshe,
Por unë kurrë s’ta ktheva shpinën,
E di që je përmalluar për mua!
Andaj më shfaq,
Se me ty isha përherë!
Kurrë nuk hoqa dorë nga përqafimi i parë.
E dija se do t’më përqafoje edhe një herë,
E s’do të ndaheshim më kurrë!
Se ti erdhe bashkë me mua- Besim i Vërtetë!

~Xheladin Halili
Viti, më 06.10.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com