August 7, 2024

Ti vesh fre shpirtit a mundesh? – Diturie Hasanaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ti vesh fre shpirtit a mundesh?
Po njeri a mundesh të besosh?!…
Të matesh me vdekjen ,
nuk është gjë e re,
ta ndalosh do punë,
ta gënjesh zotësi,
ta urresh poshtërsi,
ta marrësh me të mirë dinakëri,
unë s’jam e zonja,as e poshtër, as dinake,
jam një grimcë e humbur
udhëkryqeve të universit,
të shpirtit udhë janë të pafund,
nënë më fal që s’dita më shumë,
të matesh me veten nuk është e lehtë,
ti vesh fre shpirtit a mundesh?!…..
Pa kohë Dit’..Ag’…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com