Ritual – Nexhat Rexha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
RITUAL
Me frymëmarrjen i afrohem diellit
Vdekjes i premtoj ritualin
Ditëlindjeve i jap uratën
Maleve jetëgjatësi me lisa
Atdheut bardhësi për plisa
Luleve aromën në shkëlqim
Fletëve të librave dritë në pambarim
Puthjen e ëndrave kurrë pa zhgënjim
Sytë e zemrës prush në dashuri
Kujtimet jetës i ruaj vetëm për TY
Më 4 tetor 2020
Nexhat Rexha
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com