August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Bisedë në ëndërr

I dashur Ati im
po vjen prapë natë.
Edhe pse shfaqesh para syve te mi,
ti s’qesh, ti s’dhemb
si më parë.
Ike lart.

Kështu nëse zgjas dorën të të prek
ti largohesh e shumëfishohesh.
Unë mbyll sytë e vetme dhe hesht
derisa qetësohem.

Oh At!
Nuk kam për të thënë kurrë lamtumirë,
pa ty gjithçka më duket pak
humbas njerinë.

Andaj pres netët urtë e qetë
kur ulemi flasim si bijë e At,
mes ëndërrimesh për tjetër jetë
unë fle edhe pak.

Anila Toto

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com