Bekime të jesh Nënë – Silva Alisa Xhemo
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Bekime të jesh Nënë
Kur jam bërë për herë të parë Nënë
Kur djalin në duar ma sollën
Një cast magjik i papërshkrueshëm
Lotë gëzimi nga sytë më rrodhën
Mëmësia është e papërshkrueshme
Kur në jetë sjell dhe rrit fëmijë
Një bekim është fëmija
Për prindërit më e madhja pasuri
Mbi gjirin e Nënës kokën e mbështet
Me dockat e vogla luan
Dhe rritet cdo ditë e sjellë lumturi
Ecën .hedh hapin e parë
Nis e belbëzon
Nuk ka më bukur
Fëmija të lumturon
Jeta pa fëmijë është e zymtë
Ata janë lumturia.gëzimi
Cdo gjë e bukur në këtë jetë
Ka vlera por më shumë prindërimi
Nëna e ka shpikur
Dashurinë mbi tokë
Me zëmrën e gjërë
Me fjalën e ngrohtë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com