August 10, 2024

Çiltërsi zemre – Xheladin Halili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ÇILTËRSI ZEMRE

Ti s’mund ta fshehësh dritën,
Që t’ka shndritur fytyrën,
Ti s’mund ta ndalësh atë rreze,
Që qenien tënde ka mbërthyer!

Ti s’mund ta fshehësh butësinë,
Kur të është qëndisur çiltërsia,
Ti s’mund t’i fshehësh lotët,
Se s’mundesh nga dhembshuria!

A nuk na ftoi më i zgjedhuri,
Kur Mëshiruesi i tha Vetë:
Mëshiroji krijesat në tokë,
Që t’ju mëshirojë Ai në qiell!

Sa duam të jemi sikur ata,
Shpresën nuk e humbasim,
Me të çelur zemrat tona,
Të ligën a s’do ta vrasim?!

~Xheladin Halili
09.10.2020
Viti, Kosovë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com