Me sytë e zemrës të kam parë – Xhuljeta Ferraj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
ME SYTË E ZEMRËS TË KAM PARË!
……………………………………………………….
Jam larg,por të ndjej afër,
Në zemrën tënde jam fshehur,
Ti mos u ndjej vetëm,
Lotët me puthje do t’i thaj.
Mos mendo se të harrova,
Një lutje është bërë emri yt,
Që kur hap syt në mëngjes,
Deri në darkë kur i mbyll.
Lëkurën s’ta prek dot ,
Aromn tënde në trup e kam,
Nëse do t’a dish sa të dua?
Në rrahjet e zemrës unë jam .
Shiu më lagu ,po ftoht nuk kam,
Gjaku yt, në venat e mia u ndal,
Mish e thua jemi bërë,
Me syt e zemrës të kam parë.
……………………………………………………….
AUTORJA -XHULJETA-FERRAJ
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com