Në perëndim stine – Robert Shkurti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NË PERËNDIM STINE
Kur agimi mprehu rrezen e hollë të diellit,
më njome me vesën e kristaltë.
Në detin e gjerë të dashurisë,
në pafundësinë e blusë,
kreshtat e valëve që ngrite,
ma ledhatuan fytyrën.
Kripa e tyre më mbeti në buzë.
U bëre shtrat i butë lumi
në rrjedhën e ëmbël drejt deltës.
Pemë e lulëzuar në pranverë,
në tokë pjellore vaditur me lëng zemre.
Qëndroj i varur në rrezen e ngrohtë të diellit,
në perëndim të stinës.
Robert Shkurti
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com