Nënlokja e mekur – Mustafë Krasniqi
Mustafë KRASNIQI
NËNËLOKJA E MEKUR
Në heshtje
Na kafshon koha
Rrezet i lëndojmë
Ikjet po na shterojnë
Djepin e kullës së vjetër!
Në heshtje
Po e vrasim bukurin
Virgjëresha në etje po mbetet
Kalorësi ka humbur rrugë
Më kur do të kthehet?
Loja e fëmijëve po fiket
Thyhet kënga, buzëqeshja
Nëpër rrugët e larta
Dallëndyshet e dheut tim!
Lulet e bardha,
Në ditën e parë në livadhet e thata
marrin plagët dhimbjen
foshnjat mungojnë në kullën time!
Nënëlokja e mekur
Me rrudhat e shekujve
Në kohën e zbrazur
Pret në pritje
Djepat t’i përkund.
Bilbilat e mëngjesit
Shurdhët rrinë
Pëllumbat përgjaken
Në oborrin përplot thera
Nënëlokja me duar
të rrudhosura
Lutet t’i kthehet shpresa!