Pse vonohesh?! – Isuf S Hoxha
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Pse vonohesh ?!
Heshtja jote
S’do ma përpin shpresën
Si terri dritën
Kur llamba fiket
Heshtja jote
S ‘do ma thërrmon durimin
Si shkëmbin kur e rreh dallga
Heshtja jote e akullt
Dashurisë s’do m’i ngrin sythet
Në pritje do i çelen lulet
Lumturisë do i shijojmë frytet.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com