Të njoh – Arben Kurteshi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
🔴 TË NJOH
🔴 Ta njoh fytyrën
🔴 Kur qan e kur qesh,
🔴 Edhe tingullin e zemrës sate
🔴 Unë ende di ta përshkruaj.
🔴 E di si vallëzon, si këndon,
🔴 E di edhe si vajton,
🔴 Të ndiej dhe kur ëndërron,
🔴 E di edhe kur nuk më do.
🔴 E di mirë sa ke punuar,
🔴 Gjithnjë mbi mua ke pushuar,
🔴 E di vendin ku je duke jetuar
🔴 Një natë hëna ma ka treguar.
🔴 Nëse më s’të shoh,
🔴 Për ty do të bëhem rërë,
🔴 Do të bëhem tokë, e përsëri
🔴 Në një varr, do të bëhemi shokë.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com