August 9, 2024

Vlerat dhe antivlerat! – Pavlina Bardho

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

VLERAT DHE ANTIVLERAT !!

Antivlera i krenohej vlerës,gjithë mburje e krenari,
Unë jam më e mira,ti mbas meje rri,
Emrin une e kam monedhë,e kam para,
Mua të me cenosh gjenë bela.

Dhe ju përgjigj vlera,gjithë qetësi e nur,
Unë jam aty ku duhet,dhe nuk ndërroj flamur,
Unë nuk ndërroj flamurë,sikur të më japin bakshish,
Se ti je vec një mjerane,t’a dish.

Hej ti shok,mik,zoteri,
Vlerat nuk tjetërsohen,
Vlerat mbetet vlera,
Individit i posedohen.

Mos kujto se me para do të blesh vlera,
Jo jo gabon,
Paraja dhe vlera po te vihen në peshore ,
Shume ndryshojnë,
Sepse paraja peshon vetëm sa një kosore,
E hedhur tutje,e lënë pas dore.

Mos gabo,bëhu burrë,
Thuaje të vërtetën,
Që vetem me para,
Arrin kthen fletën,
Mendon se do ja hedhësh dhe këtë herë,
Qe me para, bileten e ke blerë.

Jo jo zotëri,vlerat ndahen shume shpejt nga plehrat,
Mashtrimi nuk shkon shumë gjate ,
Vetem ndershmëria, është edukatë.
Daullja le të bjerë për atë që e dëgjon,
Se kjo bote,në ferr po shkon.

PAVLINA BARDHO LUSHNJE.
DT.9 10 2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com