Ai flet – Angjelina Marku
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
AI FLET
Toka ime e etur për liri
nuk u shkriva që sytë të pikojnë dhembje
populli të vajtojë e rinia ime
të dergjet rrugëve të botës
Jo, nuk u flijova që ju të përfundoni
betimin e atyre që me gjoks ua preva rrugën
Ju turpi i Dardanisë
mos ejani në shtëpinë time
mos më thoni se e kryet amanetin që u
lashë
se jam zemëruar më idhët se plumbi,
ju që gjakun ma bëtë zi e varrin kuq
Llavë mjerimi vërshuar kolltuqeve
si nuk ju tret asnjë mallkim i kësaj bote.
Poezi nga libri im me titull “Kohë për veten”, i cili u botua në korrik 2020.
Angjelina Marku
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com