Mos mi vidh vargjet… – Izota Rexho Haruni
Mos mi vidh vargjet…
Ti nuk e di se ç’farë janë për mua,
nuk mundet ti bësh të frymojnë,
janë vlagë shpirti,
copa ëndërrash,
rrahje zëmre,
vërshime gjaku,
janë syri im ,
zëri im,
dora ime,
jam unë e ndarë në pjesë,
janë copat e grisura që më plotesojnë.
Ti nuk mundet t’i u’a ndjesh dridhjet,
ty nuk mundë të të rënqethin kur i lexon,
me lotë nuk i ke njomur gërmat,
ndërsa qaje hallet me to natën vone.
Ti nuk mundë të mi vjedhësh vargjet,
ti nuk i ushqen dot
Jam unë nëna,
jam unë qe i solla ne jetë,
une ju dhashë gjoks.
Janë vargje shkëputur nga thellë, shumë thellë,
Ti atje nuk arrin dot
Vargje dhimbjesh janë, vargje pritjesh,
ti që i mer,
asgjë nga keto nuk njehë,
nuk e di se cfarë vargjesh dalin pas një zënke,
pas një zhgënjimi,
pas një fjale të thëne pa menduar,
pas një trishtimi
Ti nuk e si se si gëzojne vargjet pas puthjesh,
Si zemra e tyre rrehë me fortë kur dëgjojne fjalën Të Dua,
Si fluturojnë,
Nuk i ke parë vargjet kur janë të mbushura me enderra,
Ti nuk e di se vargjet sëmuren, lëngojnë.
Mund edhe të vdesin pa frymën e nënës,
largë meje vargjet e shpirtit tim nuk jetojnë
Izota Rexho Haruni