August 9, 2024

Miku im autik – Sava Fezga Branko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Miku im autik

Unë në lagje kam një mik,
Sa më sheh më përqafon,
Kur diçka atij i jap,
Më puth duar edhe ballë.
“””””””””””””
Ty në zemër shum të kam,
Por shum rrallë të shikoj,
Ti në punë vazhdimisht,
Pak me mua gjithnjëh rri.
“””””””””””””
Flori është djal i mirë,
Shum i zgjuar e plot jetë,
Shpesh më pyet për gjithshka,
Pse nuk jam unë si të tjerët.
“””””””””””
Dhe mundohem ta qetsoj,
Flladi i lehtë seç na freskon,
Miku kokën vë ndër duar,
Mëndja ime ku s’më çonë.
“””””””””””””
Thell në shpirt ndjej një trishtim,
Sikur t’kisha un’ në forcë,
Gjith fëmijët autik,
Ti ndihmoj që të shërohen.
“”””””””””””””
E pastaj në sy më sheh,
Vështrimi tij është i pafajshëm,
Lum kush mundet ti lexoj,
Brënda tyre sheh gjith botën.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com