Molla e Kuqe – Linda Shaqiri
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Molla e Kuqe
Majlinda Zeqiri-Shaqiri
Më beso kur të them,
Syri pikon,
Nga gjaku i njom,
Emrin vulos,
Jam Iliri,
Jam Mollë e Kuqe në kufi,
Feniksi në Mbretëri,
Linda për të rilind,
Të madhen Shqiptari!
Aty im at ngriti fole,
Sofra e nënë lokes akoma pret,
Pluhurosur nga balta e harruar,
E rrënjës në kufi,
Jam gjeneratë,
Epokë e shekullit të ri,
E ti kohë !?
Ujëvarë e turbullt më je!
Si s’të vjen turp,
Ti vardisesh një epoke të re?
O bir!
Më thuaj ti,
Pse yjet lozin zvarrë,
Pse Hëna e rraskapitur,
Qëndis fustan nusërie,
Mos vallë ti përkunde ëndrrën,
E le të fle,
Në Djepin e të madhes
ILIRI!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com