August 11, 2024

Fustani prej gjethesh – Abdi Përgjegja

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Fustani prej gjethesh

E dashur
a di ça m’ka shku në mendje.
Me ta qep një fustan
me gjethe

Si Ketër
do kacavarem pemëve,
duke i zgjedh
një për një
degëve..

Kjo ka me kenë
puna më e vështirë.
A ke pa ndonjë gjethe
që në këto ditë
s’është e mirë !

A beson
ka me kenë i bukur,
e ke me u shit mend shoqeve !
si Hirushja xhuxhave.

Mos kij frikë
kur të fryjë era.
Po të ra ndonjë gjethe,
hiç mos kij turp.
Xhdeshu dhe ti
si vjeshta.

Abdi Përgjegja

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com