Bletët mblidhnin nektarin – Isuf S Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Bletët mblidhnin nektarin
Ndërgjegjes buzën i kafshova
Këmbët pikonin gjak kalldrëmit
I qortova rëndë pse ngadalësuan hapin…
Fundi i maratonës ishte shumë afër
Zemrën e dënova të vuaj
Pse të rrahurat e saja ngjirur kumbuan
Nuk këndellen mendjet e përgjumura
Të dehura me verë gostitur në sofrën e djallit
Në vegje koha tirrte gëzofin
Në hoje ngjizej mjaltë
Mëkatarë…
Lëshuat rastin të vallëzonit
Me piklat e ngrohta të shiut.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com