Lamtumirë pa përqafim – Myrto Hysaj
Lamtumirë pa përqafim
Me gishtërinj doret gjysëmbledhur.
Krejt të mpirë nga brymë dimërore.
Te pagjumësi nate sytë kanë tretur.
Lotojnë me shelgjet n’tjetrën bregore.
Me stërkala valojnë ndër brigje.
Piklim dhimshurie mbi qerpikë.
Për t’u bashkuar me re t’përhime.
E shtrat për lumin bëhet shpirtë!
Vuajtje ankth shije humbur.
Zjarr në fikje oxhak pa tym.
Dritarehapur por derëmbyllur.
Hyrje-daljet pa përqafim.
As të falem, as nuk më fal.
Gjuhë humbur zemër t’vrarë.
Vend i ndarjes ngjan me mal.
Akull brenda dëborë jashtë.
Më pas vjen kthim te derëhapur.
Trastat mbushur me dhëmshuri.
N’prag të derës përsëri akull.
Përjetësisht ndahen brezni.
Dorë gjysëmngritur rëndon dhimbje.
Trast pas dere e mbështjell errësirë.
Pleqërim gjyshor n’kohë pafajësie.
Te “breg” tjetër gjysëm lamtumirë.
Mbesë e trishtë prej mallëngjimit.
Ëndrrat fëmijërore largim ia zgjoi.
Tufëza e luleve brenda shpirtit.
Kujtim për gjyshin që s’e përqafoi.
Myrto Hysaj tetor 2020