Me poetin Dritëro! – Sotir Thano
PËR POETIN D R IT Ë R O !
DRITË-RO-ve me jetën tënde o poeti ynë!
Me vargje e tua që vazullojnë si jatagan.
Në skalione strofash, me poezit e tua në marshim
Edhe me poemat e shumta,.. në avangard.
Tek ato, është mendimi i njeriut të lidhur me tokën.
Me baltën e Menkulasit dhe Devollit të trazuar,
Frymëzuar me realitetin edhe pulsin e kohës,
Ngjizur brënda shpirtit tuaj, të portretizuar.
DRITË-RO-n edhe pas vdekjes tënde, ti o poeti ynë!
I qetë nuk.prehesh në tokën tënde që dashurove.
Vargjet, poezitë dhe poemat e tua për në përjetësi,
Kanë marrë më shumë vlera, se sa Ti u dhurove.
DRITË-RO-n ti o poeti ynë i madh gurrës popullore!
Me plug të thellë si tokën, e lërove poezinë,
Pastaj e mbolle, e vadite dhe e korre.
Bukuria e thjeshtësis së saj na rritë në shpirt!