Mos ndrysho…! Nuk ndryshoj – Teuta Shaqiraj
Mos ndrysho…! Nuk ndryshoj.
Edhe kur vala marramendëse e dyshimit
të gllabërojë
ec përpara ec, me vështrimin mbërthyer të retë.
Herët a vonë rrjella do të shterojë e të
ndalet vetë
e penduar, por mjerane, me gjuhën jargavele
jashtë.
Edhe kur erërat e zhgënjimit zemrën ta thërmojnë
një ditë
mos u tremb, ajo është e fortë me diellin brenda
dritë jetë,
ajo prore do të rrahë, si flatrat e pëllumbit
në fluturim
në hapësirën katëroshe të dashurisë
deri në amëshim.
Edhe kur puthja gënjeshtare prej Jude, mbi buzën qershi
të ka rënë,
mos e tret buzagazin e ëmbël si konxhe trëndafili
vesuar
Ec, vrapo me mirazhin e oazit në shkretëtirë
më ëndjen e ëndrrës së pa fikur në horizontin
përflakur.
E nëse vështrimet ziliqare, dashakeqe duan një çast
të përpijnë,
ndiz me fort dritën e syve, si prush hiri mbuluar!
Aty le të përzhiten, të digjen e prapë të bien
para këmbëve të tua o grua, mbushëlli jete
shenjtëruar.
Moos ndrysho! S’dua, e s’mmund të ndryshoj e
kam thënë!
TË të ngjyrosin si një kopje famëkeqe e shpirtit
tënd te dlire.
Je e veçantë, jam vlerë e paparë, vërtetë një
pikë uji në oqean,
por jam pemë e sapo mbjellë, që zjarri i dashurisë
gjallë me mban.
Teuta Shaqiraj.