August 9, 2024

Drenushja – Sava Fezga Branko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

#Drenushja
Pranë një përroji seç po elendisej,
Një drenush e bukur,nuk di se nga mbiu.
Ndali që ti fliste,ashtu si qëmoti,
Por nuk mundi dot, ajo e verboj.
“”””””””””””
Ju afrua pranë,goja po i merej,
Seç i tha dy fjalë,që s’kuptoj as vetë.
Ajo e habitur një vështrim i hodhi,
Si kristal i bardhë shikimi vezulloj.
“”””””””””””””
Tek qëndronte, mpirë edhe i tulatur,
Dielli hodhi rezet e shokoj t’tërin.
Para syve jeta iku fluturoj,
Veten seç e pa në qiellin e shtatë.
“””””””””””
Sytë kur i hapi, ju duk sì një ëndër,
E bukra e zallit,s’dukej asgjëkundi.
Një maraz e kapi,shpirtin ja plakosi,
E ngriu t’gjithin e bëri kallkan.
“”””””””””””
Mbrëmja zu të bjerë,e uli qepallat,
Bashkë me të dhe ti, zure të dremitje.
Sa zbardhi mëngjezi,smundje që t’prisje,
Vrapin tek përroj,mendoj se e priste.
“”””””””””””””
Më kot lodhej,ditve duke prìtur,
Sapo vinte mbrëmja,numëronte yjet.
Por drenushia bukur s’u duk asaj ane,
Sa dhe lum i rrjedhshëm filloj që t’thahej.
“”””””””””””””””
Për çudi të fatit, nuk e di sepse,
Në e pash,apo më ngjau,
mënden unë po pyes???
@SAVA@

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com